← News & Announcements

Book · Shqip

Si parantesë e një ndalese tek poezia e Zafiratit

Poeti sarandiot Vangjel Zafirati përveç leximit në dygjuhësitë e tij të jetëlidhjes, greqisht dhe shqip, prej disa kohësh është lexuar dhe në gjuhën bullgare falë përkthimit dhe botimit të poezive të tij në mjedisin e lexuesve bullgarë të poezisë. Mes gjuhës dhe vlerës, mes trajtesës dhe imazhit, mes mesazhit dhe argumentit mund të themi se tashmë poezia e Zafiratit është një hap pranë asaj që me kohë Herder e theksoi.

Trupi yt

Në krahët e mi,
një lumë
veror dhe i argjendët që dridhet.
Dhe pylli i flokëve të tu,
pesë shelgje
zallishten e bardhë përkëdhelin.
Këndon puhiza në zallishte:
«Mi fal sytë e zinj, buzët si qershi».

Jo thjesht tek gjuhësia, apo dhe shtimi i një gjuhe tjetër tek leximi i poezisë së Zafiratit, por si një ndalesë tek poezia e tij tipike, e shkurtër dhe tejet filozofike në mendim. Poezitë e tij shërbejnë edhe si një model në thjeshtësinë dhe heshtjen e saj, që mishërohen shumë edhe në modestinë e vetë poetit.