← Νέα & Ανακοινώσεις

Βιβλίο · Shqip

Vangjel Zafirati përfaqëson një laborator të gjallë të përdorimit artistik të gjuhës

Në tërësi, diskursi poetik i Zafiratit karakterizohet nga një ekonomi e kujdesshme gjuhësore që privilegjon sugjerimin mbi shpjegimin, një përdorim i dendur i figuracionit (metaforë, personifikim, sinestezi), një ndërthurje e vazhdueshme mes natyrës dhe përvojës njerëzore, dhe një lëvizje nga konkretja drejt abstraktes.

Poezia e poetit sarandiot, Vangjel Zafirati përfaqëson një laborator të gjallë të përdorimit artistik dhe të qëllimshëm të gjuhës, ku fjala nuk është vetëm bartëse kuptimi, por një trup i ndjeshëm që prodhon përjetime të shumëfishta: emocionale, shqisore dhe intelektuale. Diskursi i tij poetik ndërtohet mbi një tension të vazhdueshëm midis heshtjes dhe shpërthimit, trupit dhe shpirtit, natyrës dhe kujtesës, duke e bërë gjuhën një hapësirë transformimi.

Ai duhet vlerësuar si një zë që, përmes një ekonomie të hollë gjuhësore, figuracioni të pasur dhe një ndjeshmërie të thellë ndaj natyrës dhe qenies, arrin të krijojë poezi që nuk i përkasin vetëm një gjuhe apo një kulture, por një përvoje universale njerëzore. Dhe pikërisht këtu qëndron pesha e tij më e madhe: në aktin krijues, aty ku gjuha bëhet poezi dhe poezia bëhet mënyrë e të qenit.